Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-HIJE QË PËRCËLLOJNË

Bekim Blaku-HIJE QË PËRCËLLOJNË

Nuk është e lehtë
E di
Jeta është e tillë
Por edhe unë
I tillë jam siç jam
Dhe i tillë dua të mbetem
Sot e përmot

Edhe nëse piqem
Në rrezet e pafundme
Të diellit në Zenit
Aty do të qëndroj
Unë nuk futem
Nën hije të dyshimta

Ato percëllojnë
Padiktueshëm
Sot mua
Dhe pamëshirshëm
Nesër ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT