Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-PRITJE E DHEMBSHUR

Bekim Blaku-PRITJE E DHEMBSHUR

Asnjëherë nuk e kam menduar
Se do të vij dita
Që për ty do presim e do të përcjellim
Turma të tëra njerëzish

Ditë më parë të thashë
Se për piknikun që kishim paraparë
Të gjitha i kisha përgatitur
Edhe kazanin e trashë
Që Do e varim mbi zjarr
Do ta realizonim planin tonë
(Do të gatuanim gjellën e parapëlqyer
Siç gatuhej njëherë e një mot
Në dhomën e oxhakut)

Kot u dakorduam
Sa dhembje që më nuk u pamë
Ndodhi ashtu siç ndodhi
Tashmë përherë u ndamë

Hije e pritjes
Do të zgjatet e stërgjatet
Të gjitha gjërat kanë një fund
Ti gjete qetësinë tënde
Dikur edhe unë
Do ta gjej timen
Bashkë më nuk vemi
Dot jo askund

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT