Friday, December 26, 2025
BallinaSportBenzema do ta rinovojë kontratën me Real Madridin

Benzema do ta rinovojë kontratën me Real Madridin

Florentino Perez e ka bërë të qartë se Karim Benzema është i paprekshëm te Real Madrid.

Trajneri Carlo Ancelotti është i të njëjtit mendim dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Sulmuesi ka një vit të mbetur në kontratën e tij në “Estadio Santiago Bernabeu”, por drejtuesit e klubit janë të bindur se ai do të kalojë edhe dy vite të tjera në klub, deri në qershor të vitit 2024.

Nuk ka asnjë dyshim për këtë në Real Madrid, dhe kjo zvogëlon nxitimin për të nënshkruar me një tjetër qendërsulmues, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Këtë presidenti ua ka bërë të qartë të gjithëve.

Ai nuk do të transferojë për hir të nënshkrimit dhe do të marrë kohën e nevojshme për të nënshkruar atë lloj sulmuesi që do të jetë një pikë referimi për sulmin e klubit për vitet në vijim.

Gjetja e një Benzema tjetër është detyra me të cilën po përballet klubi dhe nuk është aspak e lehtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT