Friday, February 6, 2026
BallinaSportBenzema: Real Madrid gjithmonë kërkon të fitojë finalet

Benzema: Real Madrid gjithmonë kërkon të fitojë finalet

Karim Benzema ka folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së nesërme.
Real Madridi do përballet me Barcelonën në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.

‘Topi i Artë’ tha se ‘Mbretërit’ i luajnë finalet për t’i fituar.

“Të luash një finale të re do të thotë shumë gjëra: një tjetër trofe, një tjetër krenari sepse Real Madrid gjithmonë kërkon të fitojë finalet dhe se ne jemi këtu edhe një vit për të fituar. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por ne duhet të jemi gati për ta fituar këtë lojë. .”

Tutje, Benzema komentoi edhe ri-takimin me ish-bashkëlojtarin e tyre, Cristiano Ronaldon.

“Unë nuk e pashë Cristiano dje sepse trajnimi i tij kishte filluar para se të mbaronte trajnimi ynë. Nuk kam nevojë për foto për të thënë se jemi miq. Kjo është për Instagram dhe gjëra të tjera. Nëse shpresoj ta shoh nesër, do të flas atij”.

“Ne kemi një stërvitje sot. Jemi mirë. Lucas Vázquez është jashtë për shkak të lëndimit, por pjesa tjetër janë gati. Shpresoj se mund të bëjmë një lojë të mirë për të marrë trofeun.”

Ai madje u pyet edhe për kombëtaren franceze, pasi siç tashmë dihet ai është pensionuar nga detyra me Francën, por refuzoi të përgjigjet.

Kombëtarja e Francës? “Kjo nuk është tema sot. Gjëja e rëndësishme është ndeshja e nesërme. Unë nuk do t’u përgjigjem pyetjeve për Francën dhe Kupën e Botës, do të flas vetëm për ndeshjen e nesërme.”

Finalja e Superkupës së Spanjës në mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet nesër, nga ora 20:00.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT