Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritBeqir Cikaqi- Nga krijimtaria poetike për fëmijë:

Beqir Cikaqi- Nga krijimtaria poetike për fëmijë:

Mirëmëngjesi

Shprehja më e nderuar
Çdokënd që përshëndet ti,
Për një ditë të sapofilluar
Është fjala “Mirëmëngjesi!”

Duke uruar ditë të mbarë
Dhe shumë kënaqësi,
Shëndet në radhë të parë
Për gjithsecilin fëmijë.

Fëmijët e vendlindjes

Fëmijët e vendlindjes sime
Janë vetëm me gëzime,
Me qeshje të hareshme
Gjithherë të vazhdueshme.

Kudo që i takon
Me sjellje e mirësi,
Në vendlindjen time
Janë të bukurit fëmijë.

Edhe në diasporë
Me të njëjtat cilësi,
Kur i takon në shkollë
Të japin shumë kënaqësi.

Ankesa e arsyeshme

Vogëlushi u ankua
Në babin e vet:

  • Pse nuk rrimë këtu,
    Po ikim në tjetër shtet?

Këtu është më mirë,
Kënaqemi pa fund,
Jemi edhe të lirë
Të shkojmë gjithkund.

Nuk ka semaforë
Në kolonë nuk mbesim,
Kudo që ne shkojmë
Shqip na përshëndesin.

Shtatori

Shtatori koha e rrushit
Edhe muaji i shkollës,
Shtatori i fillim vjeshtës
I dardhës dhe i mollës.

Shtatori i vapës së mbaruar
Tani motit me lagështi,
I të mbjellave vjeshtore,
E punëve në bujqësi

Festat tona

Bashkë festojmë ne
Në festat që kemi,
Gjithkund në Atdhe
E në diasporë ku jemi.

E para është 28 Nëntori,
Festë gjithëkombëtare,
Dita e Flamurit kuq e zi
Me shkabën dy krenare.

Është edhe në shkurt
Dita e Shtatëmbëdhjetë,
E shënuar si datë kur
Kosova shpallet shtet.

Gjithashtu çdo muaj
Kujtojmë përvjetorë,
Por s’duhet harruar
Marsin me Qershor.


Beqir Cikaqi
Ka lindur më 6 qershor 1962 në Iliron (ish-Dobërdelan) komuna e Therandës (ish-Suhareka). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “Jeta e re” në Therandë, ndërsa studimet në Universitetin e Prishtinës. Për disa vite ka punuar si arsimtar lëndor në vendlindje. Në mesin e viteve 90-të migroi fillimisht në Itali, e tani jeton e vepron në Shtugart të Gjermanisë. Është anëtar i LSHAKSH në Gjermani
Edhe në migracion ka ushtruar profesionin e mësuesit në ShShMP, duke dhënë një kontribut të veçantë, jo vetëm në shkollën ku angazhohej, por edhe më gjerë. Merret edhe me shkrime, si: krijime poetike, opinione, reagime, portrete, reportazhe, kronika, intervista etj. Këto shkrime i ka publikuar në gazeta, revista ditore e periodike, portale elektronike, etj. Shkruan edhe për fëmijë (poezi, lojëra skenike e fabula).
Nga librat e botuara deri tani, katër botime i kushtohen fëmijëve dhe shkollës shqipe në diasporë: – “Atdheu vendi më i bukur”;
– “Shkolla shqipe e Bassanos”;
– “Kush më puth i pari”; dhe
– “Abc-Shqip në Treviso”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT