Kam arsye që po shkruaj,
Dashuria për ty është shumë e madhe,
Kam arsye të këndoj veç për ty
O vendi im i bukur, vend i shqiponjave.
Ti je shpresë, je dashuria jonë,
Ti je ardhmëria e çdo njeriu,
Kudo që jemi me shpirt e zemër,
Të duam vetëm ty o atdheu i shenjtë.
Nuk na ndal asnjë furtunë,
Nuk na ndal as pushkë as top,
Nuk na ndalon o njerëz,
Nuk na ndalon asgjë në këtë dhe!
Jetuam në terr, duam dritë të kemi,
Errësira nuk na won askund,
Duam dritë të jetojmë si të tjerët, të barabartë në paqe e mirësi.
