Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-DO T'i MARRË CA KUJTIME ME VETI

Besa Januzi-Rexhepi-DO T’i MARRË CA KUJTIME ME VETI

DO T’i MARRË CA KUJTIME ME VETI

Degë më degë këndon bilbili
zemrën time mbush me gëzim
Pak më tej lulet kanë qelur,
dehem me aromë të mirë.


Dëgjoj këngë të njohura anëm anë,
hitet botërore shumë më frymzojnë,
Bilbili zë ëmbël të gjithëve ja kalon, zemrën ma gëzon.


Edhe deti është i qetë, flladi detit më freskon, nuk ka valë që më frikësojnë,
Këtu qenka si një parajs, shpirti më pushon,
Ky pushim i paharruar do të mbetet një kujtim.


Disa shkojnë e disa vijnë,
për çdo ditë shoh fytyra të reja,
Sot takova një qift shqipëtar,
o sa shumë u gëzova, fjala shqipe ma hoqi mallin.


Sot po këthehem në shtëpi
Do t’i mbledhi ca kujtime
T’i kujtoj këto ditë të bukura
Dikur isha në parajs!!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT