Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-I dashur atdhe

Besa Januzi-Rexhepi-I dashur atdhe

I dashur atdhe

Zemra më digjet nga pikllimi
i dashur atdhe,çfardo që të them
është pak, do e them vetëm të vërtetën,
Dikush do më jap pikë të zezë,nuk ka rëndësi, po e njohim
armikun e vërtetë i cili qan si qyqe në degë, që bota ta përkrah!


Kjo barrë e rënd që po na rëndon
të gjithve aspak s’është e leht,
Durim se e vërteta gjithmonë triumfon,
Ç’farë kërkon në vendin tonë o i mjer të bëmat e juaja nuk kanë mbarim, ne duam vetëm drejtësi,
Mos na fajsoni në shtëpinë tonë!


Çdo shtëpi ka ligje e rregulla
duhet të bindeni dhe ta besoni
Se Kosova është e njerëzve që jetojnë aty!
Rrini ashtu si duhet të jet!
Mos t’ju rrëmben lakmia, rrini qet
ose shkoni nga keni ardhur, mos e teproni mjaft ishte, mos qani kot!


A je engjull apo djall
që gënjen hiq pa ndalur!
Por ti atdhe më thuaj si je
në këto ditë të tmerrshme që po kalon,
Bashkohuni të gjithë i madh e i vogël,

Në një besë e një qëllim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT