Sunday, March 1, 2026
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-NGANJËHERË

Besa Januzi-Rexhepi-NGANJËHERË

Jeta është e bukur, lum ai që di ta jetojë,
Si lule me vesë që në agim lulëzojë,
E ëmbël si mjalti në koshere të artë,
Si dielli që lindë ta ngroh zemrën zjarrtë.

Nganjëherë na mbulojnë retë e zeza në qiell,
Si moti që ndryshon mes shiut e diell,
Herë me bubullimë e erë që gjëmonë,
Presim ylberin që shpresë na dhuron.

Nganjëherë jeta është mister i pashpjeguar,
Shpirti i lodhur, i rënduar, i trazuar,
Sikur gjithçka shembet e humbet pa zë,
Por drita në fund të tunelit prap bëhet fe.

Nganjëherë si dita e nata ajo rrotullohet,
Herë qesh e herë qan, por prap forcohet,
Besimin e mbaj në zemër pa urrejtje,
Me dashuri, paqe e shpirt plot shpresë e dritë.

Është vështirë të biesh e prap të ringrihesh,
Por beso në vete dhe kurrë mos ligshtohesh,
Se çdo stuhi kalon, çdo plagë shërohet,
Dhe jeta përsëri me buzëqeshje lulëzohet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT