Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-Të fala nga mërgimi

Besa Januzi-Rexhepi-Të fala nga mërgimi

Të fala nga mërgimi

E dashura vendlindje
të fala nga unë bija jote
nga zemra ime e shpirti im,
E di, edhe gjurmët


më janë tretur aty…!
Disa nuk më kanë njohur,
disa më kanë harruar,
disa vetëm më kujtojnë

,
Disa edhe kanë vdekur,
Kurse unë ju dua shumë.
Nga ky vend i largët
e harruar, edhe kujtimet


më janë zbehur,
Të fala nga mërgimi!
Do të vij te zabeli
që ma la babai,


aty do të rri pak
do flas me lisin plak
e gurin e rënd.
Aty pushoja në fëmijëri


Këtu kam kënduar,
këngë për dëshmorët,
por edhe kam qar,
kur isha e mërzitur.


E sot gjurmët e mija
u tretën, u zhdukën,
Kanë mbetur këta lisa
e këta gurë, këto male


me kroje e prrocka!
Një nga një mund t’i numroj
ato që përjetova,
në këto troje të begat,


edhe balta ishte ëmbël mjaltë,
loznim me te e knaqeshim.
Jam ulë e po mendoj
sa e lumtur isha,


sikur fluturoja larg
e më larg, shkoja maje
mali o sa më knaqte
aroma malore.


Jam paqsore e di
por e dashuruar në
këtë vend të bekuar,
me pyje të gjelbëruar
O sa më mori malli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT