Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-UNË JAM KJO

Besa Januzi-Rexhepi-UNË JAM KJO

Jam e sinqert
Askush s’e beson,
Si për dreq,
Bëhet më keq,
Unë jam vetvetja
Në daç beso
e në daç mos beso
Unë jam kjo.

Po ta gjetën pikën e dobët me qëllim
aty të lëndojnë.

Po të jem e lumtur,
me sy s’më shikojnë,
Mundohen gjithçka të shkatrrojnë,
Me fjalë fyese, ofendojnë
Asnjëherë s’duan të më kuptojnë,
Nuk dinë tjetër vetëm xhelozojnë.

Unë jam e durueshme,
Punët e mija shikoj
Nuk flas keq
Nuk bëj keq
Edhe nëse më sulmoni
Unë prapë qëndroj, nuk ndryshoj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll