Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-Unë këtu kisha shtëpinë

Besa Januzi-Rexhepi-Unë këtu kisha shtëpinë

Unë këtu kisha shtëpinë

E gëzuar, e lumtur shumë
mora rrugën për vendlindje,
Jeta këtu është si parajs,
Vend i bukur me lule plot,
Jeta ime këtu filloi.


Jeta ime fëmijënore
plot me shpresa, e dashuri,
Në këtë vend të begat,
këtu gjej gjurmët e mija.


Unë këtu rrënjët i kam
hapat e para këtu i nisa,
Belbëzime fjalë me rrokje,
Në këtë vend të bukur shumë.


Sa shumë më mori malli
të shikoj malin përball shtëpisë,
aty kulloste bagëtia,
qingja, keca blegëronin,


Zogjët këngën nuk e ndalinin.
U largova nga ky vend,
shpejt unë këthehem, si me magji
më tërjekë si me magnet,
Këtu unë kisha shtëpinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT