Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritBesa Myftiu.-Të huaj

Besa Myftiu.-Të huaj

Ndoshta do të kthehemi një ditë,
me ca para në xhep
e faqe të rrudhosura,
atje ku lamë të gjitha dashuritë,
s’do gjejmë veçse kujtime të varrosura.
Gjithçka do të jetë ndryshe
dhe ne – krejt të ndryshuar
dhe pse në shqip do flasim
si gjithmonë.
Ne do të jemi përsëri të huaj,
por kësaj here në atdheun tonë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT