Sa shumë vargje të thura
Për ty, Dardania ime
E prapë më mbeti në zemër
Një heshtje me mundime
Asgjë s’bëra për ty
Veç lotit nëpër vargje
Si shi që bie në stinë
Dhe humbet ndër pragje
A thua muza u shterr
Ajo që këndonte për ty
As në mesnatë s’u shfaq
Të më ndizte një frymë të re në gji
Janë ngrirë sythat
Nën ethet e kësaj stine
Dardani
Asgjë s’bëra për ty
Përveç se qava në vargje
Kur sythat ngrinin përsëri
