Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritBesim Elezi-Do jem..

Besim Elezi-Do jem..

Do jem..

Se dielli do të shuhet
Ne zemër atje ku s’duhet
Dhe nata qesh
O zot sa qesh

!
Dhe lulet do të dhëmbin
Në gjak të ngulin gjëmbin
Kërkon të më gjesh
Po ku do më gjesh!


E kotë që vjen rrotull
Me gjakun e përlotur
Pranë s’do më kesh
E kotë që t’më kesh

!
Brenda si ndjen më hapat
Se akulli të vret si takat
Pranë teje u gjenda
I zbehur si hëna!


Si lumi që vritet zallit
Detit t’i puth sytë e mallit
Pas teje renda
Si lotit nëna!

Netët palosi thjeshtë
Çdo dimër pa një vjeshtë
E qetë rri, s’do jem aty
Më mirë për ty!

Si qiri do jem harruar
Djegur mbi gur, i kulluar
Në krah pulbardhe si fletë
Tek iki si retë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT