Peng..
Mes kësaj bote, dhe asaj tjetrës
Unë ty të pata munguar shpesh..
-Duhet të kisha dashur përtej jetës,
që ëndrra të kesh!
Mes kësaj bote, e asaj që vjen..
Gota pata thyer, e veten mbi to
Duhej të kisha puthur, tani më s’vlen,
dhe s’ke ç’i do!
Mes kësaj jete, e asaj që thonë..
Puthje të dhashë pak, ti thoshe jo
-S’të thash të dua, sa të teprojnë,
të flije me to!
Mes kësaj bote, dhe botës tjetër
Të pata lënë të brymte vetmia
-S’vlen të dua tani, e për më tepër,
të qaje të shija..!
