Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritBesim Elezi -S'më doni..?!

Besim Elezi -S’më doni..?!

Ju mbase s’më doni se vetëm qesh!
Kur rrugët spërkaten nga bliret
E rrezja çmendurake futet mes nesh
Ndezur nga hiret!


Mbase, mbase se dua të vi..
Si babagjysh në portë t’ju trokas
T’u thaj oborrin nga i ftohti shi…
Të iki më pas..!


Mbase s’më doni se të boshta
Si dua fjalët si buzë silikoni
Shikimin gri e puthje të lëmoshta,
Me ngjyrë limoni!


Mbase se putha një grua…
Aty midis jush kur nata u përflak
Dielli ish ajo, kur qielli m’u shua,
Dhe jeta për pak!


Mbase se syvjeshtës i fola:
-Çmë bëre që dimri u shemb te unë
E si mars i ndrojtur ty t’u dorëzova
dhe s’pata më gjumë?!


Ju mbase s’më doni se frymën time..
Të vestë e përcolla në çdo varg
I pafjetur ju kam pritur në zgjime
Si nënat në prag..!

Por le t’më gërryej mua dyshimi
Le të thahem unë si dru i prerë
Veç dashuria të lind si zog prej hiri
Zgalem në erë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT