Su rrita kurrë sa qesh mësues..
Dhe pse marsit i qeshja si çunak
Loti më fryhej si globi rrotullues
Klasës kur shihja një dritëz më pak!
S’u rrita as dhe kur atëherë..
Portat m’u përplasën si shpullë janari
Dhe kur ato shikime lotuan atë derë
Me ar më shkruan dy rreshta ditari!
Dhe sot s’jam me sa duket i rritur
Kështu do jem, kështu dhe do mbesë
Kur shoh fëmijë, flutur krahëndritur
Dellin në mes tyre, zë dhe e zbres’..!
