Ti e mira ime nuk e di..
Se sot qiejt ikën të flenë me lotin e tyre
Ashtu fshehur, ashtu pa e ditur!…
Më shtrydhën në buzë ç’u kish mbetur nga udha në zemrën time.
-Prit!
Më lanë dhe orët që të vi te ti..
Ti e mira ime nuk e di..
Se tashmë i kam gdhendur eshtrat
Që vrigëllijnë të varura në krahët e lisit
Më zgjojnë udhët e ikjes, vetëm se..
Unë duhet të vi te ti!..
Ti e mira ime nuk e di..
Se jam endur në degët e brishta të zemrës,
Varur në gishtrinjtë e hënës
E trungun e fortë të detëve
të mërrtyer,
T’i mbaja me shpinë..
Mbi shpinë, ku shuheshin yje, vetëm që..
Vetëm që të vija te ti!
Ti e mira ime, se di jo..
Rrugët më gëlltitën netëve të nxirta
Që shpesh si këngë e korbave, krakëllonin
Mëngjeset për një pikëz vesë vagërronin,
Për një shikim të qashtër dielli!..
Por… duhet të vi te ti!
Ti e mira ime tani e di, që unë jam…ti!..
