Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritBesim Hoxha-RRËFIME NGA SPITALI

Besim Hoxha-RRËFIME NGA SPITALI

Nga dritarja e spitalit shikonte shiun e imtë që vazhdonte të binte qe disa orë rresht. U zgjua nga gjumi pasi kishte parë një ëndërr që ende nuk bisonte se ishte vetëm ëndërr. Një telefonatë që vinte nga Bari italisë i dha lajmin e mirë se një shtëpi botuese në gjuhën shqipe atje ishte e interesuar t’ia botonte tregimet e tij.

Ende nuk i besohej. Prej më shumë se dhjetë vitesh shumë nga tregimet e tij i kishte publikuar në gazetat, revistat dhe portalet e ndryshme.

Mirëpo botimi i një libri ishte di diçka krejt tjetër.

Në mëngjes heret rreth orës dëgjoj zhurmën e rrotave të karrocës plot me barra, garza e gjëra të tjera që i afrohet derës së dhomës ku jam i shtrirë. Mjekja i jep termometrin për ta matur temperaturën, pastaj me një fashë të ngjitur në krah që sa herë që e pomponin ndiente dhimbje në krah afër bërrylit aty ku gati çdo ditë mbushin epruvetat me gjak. Pastaj thanë të ulej në shtrat me duart e ngritura përpara, symbyllur dhe më kontrollon në shpinë. Mandej e urdhëruan të kthehej në krah.

– Merr frymë, nxirre frymën, – këtë refren duhej disa herë rresht.

Afër drekës e çuan në radiolologji për të bërë rizonancën magnetike. Është ftohtë. Pyetje të njëjta.

– Sa herë e keni bërë rizonancën deri më më sot?

-Shumëherë.

– Keni gjëra metalike në trup, piersing?

Dhëmbët i keni tuajt, i keni të fiksuar?

-Po, -sipër nuk i kam të mijtë, i kam të fiksuar.

Pastaj gjysmën e trupit me gjithë krevat ia fusin në një lloj tuneli të vogël e të hapur.

Merr frymë, mos merr frymë është refreni që përsëritet disa herë radhazi.

Pasi çdo gjë përfundon, me karrocë nisen drejt dhomës.

Korridori është i ftohtë. Gjatë rrugës tri- katër herë e ndërrjnë ashensorin.

Pasi rehatohet në shtrat, vijnë t’i marrin gjakun. Një, dy, tri…i numeroi me vështirësi, iu duk sikur sikur arritën në 12 epruveta të mbushura me gjak. Pastaj erdhi infermierja për t’i matur tensionin nëse janë normaluzuar vlerat e tij.

Dikur vjen mjekja dhe më tregon si po shkont terapia dhe si është gjendja ime shëndetësore. Më thotë se analizat dhe kontrollet janë gati në përfundim dhe nga një ditë në tjetrën do të ma bëjnë transplatimin e mëlqisë.

Jetoj në ankth dhe vetë fjala operacion dhe transplatim ma zgjojnë një ndjesi jo të mirë, por edhe një të ardhme me plot të papritura.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT