Që nga fëmijëria aktiv në futboll,talent i rrallë,bëhet fjalë për djaloshin nga Hani Elezit,i cili çdo ditë e më shumë po na magjeps me paraqitjet e tij në fushë.
Ai ka qenë në shumë ekipe si në “Fc Borec”,Fc Skopje,KF Dukagjini,Fc Shkupi si dhe tash ai po luan për ekipin e FC Sharrit nga Hani Elezit,ku vlenë të cekët,gati se në çdo ndeshje ai po tregon një formë të jashtëzakonshme ku si mesfushor dhe shpeshherë si sulmues shënon gola të bukura.
Mund të themi lirisht se futbollist të talentuar si Besmiri,çdo skuadër do të dëshironte t’i kishte në mesin e tyre.
Neve i urojmë atij shëndet dhe suksese pafund!

