…..” Besoj e di ku të më kërkosh për të më gjetur ….!!!”
…Ti e di ku mund të më gjesh mua, si përherë vetëm tek ai bar kafe, pa asnjë tabelë njohëse, fshehur ku nuk ka shumë lëvizje.
Dhe vetëm se nuk kam dëshirë qe të më gjejnë kollaj, të tjerët të ulen në tavolinë me mua dhe unë të jem i detyruar ti degjoj, që “llomotisin” gjëra pa kuptim për mua.
E sigurtë se aty do më gjesh me atë cigaren ndezur të pandarë në çdo moment, si shoku më i mirë për mua, me kafen ekspres të pambaruar dhe me celularin, që është shoku im në tërë ngjarjet e mia dhe që asnjëherë nuk ka baterinë e ngarkuar.
As une nuk ankohem, që orët e gjata i kaloj aty fshehur nga sytë e botës të pabesë. E kam gjetur, më bukur më duket koha, që e kaloj vetëm, në fakt jo vetëm se kujtoj kohën e bukur, çmenduritë e mia dashurore, kur une të quaja dashur dhe ti i dashuri “i pandreqshëm”.
Nuk bezdisem nga vetja ime, as nga qetësia që mbretëron për rreth, në fakt bezdisem po të mos kujtoj nga ajo e kaluar bashkë edhe detajin më të vogël.
Më mirë ketu në kafen time “sekret” në vëndin e fshehtë në “Elbë”, të kujtoj si ti më dorëzoheshe mua me dashurinë dhe epshin e pashuar.
Ti e di vetem adresën time “sekrete”, me kafen e pambaruar dhe me cigaren me hirin e pashkundur.
Aty do të të kërkoj të falur se nuk të thashë fjalë të bukura plot pasion të vjedhura andej këtej, apo pjesë poezish të atyre “kapso” poetëve të përvëluar nga dashuria.
Aty do të kujtoj kur buzet ti puthja egërsisht dhe që më dehte ajo shija e tyre.
Të më falësh që nuk isha i duruar në dashuri me ty.
Ta merrja shtruar, si ajo vesa që njom aq ëmbël lulet në mëngjezin e sapo çelur, por derdha pasionin tim mbi ty, mbi bukurinë tënde shpirtërore e trupore, ashtu i paduruar, se mos më ikte dhe një minutë aq e çmuar për mua.
Më fal që trupi yt aq i ndezur pasionin tim e shpërtheu si një bombul plot gaz.
Por duhet të më kuptosh, se nuk mund ta kontrolloja këtë shpërthim.
Më merrte vala e pasionit, kur buzet si dallgë, herë si vullkan në gjoksin tënd gjeja prehje. dhe zbrisnin poshtë në barkun tënd të bute, që ngrihej e ulej aq çrregullt.
Apo kur pushtonin kofshët e tua dhe fjalët e mia pa kuptim merrnin arratinë emigronin në drejtim të paditur.
Por mos harro nuk isha i verbuar, e dija shumë mirë në cilin kufi isha, të prekja ty me duart, ah me ato buzët prush tërë energji, tërë pasion.
Të prekja kudo, duart harbonin si kurrë më parë ato mrekulli nuk kishin prekur dhe këmbët tona ngatërruar u ndjeja ngrohtësinë e tyre, kurse gishtrinjtë e mia brënda teje digjeshin nga prushi yt.
Më beso nuk isha i dehur, pavarësisht se në trupin tënd të harkuar një kupë të mbushur plot deri në majë epshin tënd e pija me fund.
Më fal në ato momente desha të isha vetëm dashnori yt.
…..Kurse tani aty në vetminë time, në qetësinë time qesh me të madhe si një i luajtur, tregoj me gisht dhe nuk e kam për gjë të shaj edhe me zë të lartë me atë zhargon që ti e pelqeje aq shumë.
Une jam viktima e pasionit tënd, por mos harro edhe ti nuk je pa faj….Dhe përsëri të ftoj të më gjesh në atë “bar kafe” aty i fshehur nga bota që na rrethon….
Pirro Minella Millona
Tiranë, më 4 Gusht 2022.
