Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeBie fasada e një ndërtese në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit dhe inspeksioni komunal

Bie fasada e një ndërtese në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit dhe inspeksioni komunal

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë.

Raportohet se nuk ka pasur të lënduar, pasi ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë për të siguruar zonën.

Inspektorët e Komunës së Prishtinës janë gjithashtu të pranishëm në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Bashkim Zeneli, udhëheqës i skuadrës së zjarrfikësve “Prishtina 2”, ka raportuar se ata kanë marrë thirrje në mëngjes për rënien e fasadës, dhe kanë reaguar menjëherë për të parandaluar rreziqet për qytetarët.

Megjithatë, ai ka kritikuar Policinë për moslargimin e patrullës së tyre nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se kjo i ka detyruar të merren edhe me trafikun.

“Ne jemi në këtë intervenim dhe udhëheq të incidentit. Në orën 9:25 kemi pranu thirrje që është duke ra fasada nga banesat që është duke rrezikuar qytetarët dhe menjëherë kemi dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Diku rreth 70% të punës e kemi kry kurse nga hyrja tjetër nuk kemi pasur qasje sepse nuk është banesa e pabanueshme. E kryem intervenimin çka ishte në rrezik me ra fasada”, ka deklaruar Zeneli për EO.

Lulzim Fushtica, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes për të eleminuar rrezikun dhe për të siguruar që zona të pastrohet.

“Është një incident që ka ndodhu sot në mëngjes. Me marrjen e informatës ekipet emergjente të kryeqytetit janë dal në vendin e ngjarjes. Inspektoret dhe shërbimi i zjarrfikësve e kemi eleminu rrezikun. Një pjesë e fasadës si pasojë e shirave ka ra. Është eleminu rreziku dhe do ta pastrojmë ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Fushtica.

Ai gjithashtu ka premtuar monitorimin e vazhdueshëm të kësaj zone dhe të tjera të qytetit për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT