Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritBilall M. Maliqi-PËRMALLIM

Bilall M. Maliqi-PËRMALLIM

Shtrije dorën kah dora ime
Le të shtrëngohen dashurisht
Si një shtrëngim përqafimi
Pastaj më prek ngado e kudo
Sepse prekja jote më nxjerr
Nga mbështjellësi i ëndrrës
Drejt hapësirës së gjerë
Të zgjëndrrës
Aty në prani të të gëzuarve
Të lozim lumturueshëm
Vallen e çiftit të përmalluar
Në prani të hënës së buzëqeshur
Le të puthiten buzët e lëngëzuara

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT