Thursday, March 19, 2026
BallinaVitrina e libritBilall M Maliqi-Shikimi i mbyllur

Bilall M Maliqi-Shikimi i mbyllur

SHIKIM I MBYLLUR
Si një syth i fjetur
Kishte ngelur shikimi
Brenda lëvores së mallit


E…nuk pa gjë
Në rrëmujën e krijuar
Udhëkryqit të labirintit


Prapa perdes së mjegullt
Shikimi u lag
Në pellgun e dhembjes


Pastaj…
Nga avulli i djersitur
Si në ëndërr
Pikëluan ca pika dashurie

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT