Desha, dua, do të dua
Me fjalë ëngjëjsh më mallkove
Në mejdan me djajtë u ndesha.
Të më vrasësh nuk ngurrove
Si s’ kuptove sa të desha?!
Më le brengën, dhurëti
Nostalgjinë këmishë e vesha
Sa të desha, bëj çudi
Çirrem, plasë, sa shumë të desha!
Vetes sime i buzëqesha
O pasqyrë, a nuk më thua
Kur me sytë e saj u ndesha
Toka seç u shemb nën mua
…
Nuk kuptoi sa shumë e desha
A kupton sesa e dua?!
