“Drita malli”
Ajo zhurma buzës detit
Një aromë mbushur “natyrë”
Bashkë me dritat e qytetit
Më kujtuan një “fytyrë”
.
Hapi krahët nostalgjia
Edhe nis të fluturoj
I rrëmbeu, ndjenjat e mija
Gjer në qiell! Atje i çoi…
Të përk’dhela unë sërisht.
Sërisht e ndjeva atë zjarrë
M’u mor fryma, tmerrsisht
Zemra rrihte si e marrë!
U përpoqa të të flisja
Fjalët mbledhur lëmsh në fyt
“Të dua”, doja të thërrisja
Por pa dashur hapa sytë
E kur do të them ”të dua”
Mirë e di, do të jesh larg
Ike! Po, por le tek mua
Një pafund kujtimesh, varg!
Dhe tani ti vjen më rrallë
E më rrallë akoma, flet
Dikur vije mbushur mall
Tani ”malli”, je ti vet.
Ajo zhurma buzës detit.
Ajo aromë që hap mushkritë
Mijëra, dritat e qytetit..
E unë shihja vec një dritë!
