Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritBledi Ylli-Ne dhe bota

Bledi Ylli-Ne dhe bota

Ne dhe bota

Kërko të ecësh këmbëzbathur
Të kuptosh se ç’është natyrë.
Mos ëndërro të jesh i pasur
Por jeto…, me një fytyrë.


T’kesh dy duar dhe një zemër
Dhe dy këmbë të shkosh gjëkund.
Mbaji fort, emër, mbiemër
Dinjitetin mos e humb…


Thonë që njerëzit shkatërojnë botën
E unë qesh gjer në çmend’i.
Ç’mund t’i bëj njeriu botës
Veçse t’vras veten e ti’!…


Kjo botë ishte pa njeriun
Dhe do të jetë pa ‘të sigurt
S’ka rëndësi në është e djegur
Në është ujë apo e ngurt!


Kërko të ecësh këmbëzbathur
Edhe vdekjen mos e prit.
Në këtë botë quhesh i ardhur
E kush vjen, ikën një ditë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT