Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritBlerina Behari -KRAHËT E LUMTURISË

Blerina Behari -KRAHËT E LUMTURISË

Krahët e lumturisë fshihen,
në cicërima zogjsh;
në degët e pemëve lëkunden
amforat,
përshendetur sytheve të turpshëm,
dëshiruar për diellin e mëngjesit.

Grimcat e lumturisë
shpërndahen aq bukur
dhe shpërbëhen në miliona
lila,
shiu magjishëm na godet
parreshtur,
futet brenda qenies,
nën qiej të ngrysur.

Sërish një yll bie në mesnatë,
si hajdut dëshirash
afrohet aq pranë,
reflekton pasqyrimin
brilant
e shuhet ashtu dalëngadalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT