Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritBlerina Behari-NËNË

Blerina Behari-NËNË

NËNË

Nënë sot dua të të ndiej
kur më ledhaton e më jep forcë
të eci rrugeve te pashkelura endur në këtë botë
në pllakëzat e thara të lotëve të tu.
Nënë
Kur thërras këtē emër
e sytë mi merr peng qielli,
fluturoj hapësirave të kaltra
me krahët e tu.
Nënë
Sa pranë imazhit e larg mallit të ndiej
aroma e duarve të tua më ledhaton,
fshehur në yjet e ndritshëm pa diell,
sepse dielli je ti.
Nënë
Ah, perkedhelja jote me përvëlon trupin,
këmbët e mia shkelin vetëm gjurmët e tua,
brenda teje fytyra ime puth shpirtin tënd
e, zhuritja e mallit djeg edhe mendimin e fundit.
Nënë
Reja e bardhë
që më mbron nga meteorë fjalësh e njerëzish
supet e tua akoma thajnë lotët e mi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT