Monday, March 23, 2026
BallinaVitrina e libritBlerina Pellumbi-Lëndim i bukur

Blerina Pellumbi-Lëndim i bukur

Do ikim një e nga një,
si gjethet e bardha të vjeshtës,
Si xham do thyhemi nga shiu,
një kristal që lidh syrin e diellit.

Natës do i flasim me gjëmime, vetëtima,
Si era e lehtë do vallëzojmë,
Do ulemi mbi male, mbi lëndina,
Me zogjtë si fëmijët do harbojmë.

Me paqen do dehemi si pijanikët,
Për dashurinë do ikim të pangopur,
Vetëm dhe këmbësbathur si jetimat,
Kujtimet si pikturat do ja vizatojmë tokës.

Me hijet do vallëzojmë fshehtas, krahëhapur.
Do duam me to të qeshim, të këndojmë,
Mbi diell , mbi hënë do puthim yjet,
Jeta, lëndim i bukur që do na ngacmojë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT