JE POEZIA IME
Je poezia ime e jetës në libër të kam vendos,
Sa herë hap librin t’a lexoj portretin tënd unë vështroj.
Më je vargu më i bukur që kam shkruar me ndjesi,
O hojmjaltëza e viteve të rinisë dhe njësoj je e tani.
Të kam shkruar me penën e buzëqeshjes hyjnore
Që e buzëqeshur të ngelesh dhe si një akullore,
ke marr bukurinë e nurin e hënës magjike vërtetë,
o diell i zemrës time ty të buzëqeshim dhe syte.
Në pasqyrën e qiellit blu shoh veç një bukuroshe,
Më jep jet më jep frymëzim o qumësht dallëndyshe.
Ti je fleta që unë shkruaj me penë e me dashuri,
Kurrë vargjet nuk kanë për të shteruar gjithë jetën time për ty…
Vështrova të gjithë yjet e qiellit por asnjë sgjeta si ty
Ti je ylli më i bukur i jetës time të dua në pafundësi.
Do shkruaj natë e ditë vite me radhë në çdo fletë,
Se ti je poezia e zemrës time e do jesh për jetë.
O pricesha ime e vërtetë me ke shtuar vite jetë..!
