Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritBlerta Basha-NË DETIN E MALLIT.

Blerta Basha-NË DETIN E MALLIT.

Si gjurmë harruar e pa fshirë,
kam mbetur natën në breg,
Pak dritë kërkoj në errësirë,
Me qiririn malli që e djeg.

Flas vetëm me valën me shkumë.
Detit fjalë zemre për ty,
Që treten natën pa gjumë,
Me imazhin tënd në sy.

Si varkë e braktisur përkundem,
Shpirti nën të si një valë,
Pa ty, aspak nuk mundem,
Dhe fjalët më mbyten ngadalë.

Dua të puth dhe gjurmën tënde,
O valë e ngrohtë e kësaj zemre!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT