Anija mbi valë rrëshket,
Mbi direkë lartohet dallga,
Shpirti niset në bregdet,
Me krahë hapur si pulbardha.
Si dallgë deti ky kurbet,
Na kripos plagët e dhimbjes,
Trandet shpirti mbi direk,
Kërkon diellin e vendlindjes.
Është përzier loti dhe uji,
Nëpër ishuj tërë këto vite,
Pa atdhe në vend të huaj,
Shpirti vuan për pak vendlindje.
Shih si vala qafon shkëmbin,
Në stërkala plot me shkumë
Dallgët, jo, mua s’më trembin,
Si një dallgë çaj jetën unë.
