Sunday, April 5, 2026
BallinaVitrina e libritBlertë Tmava Veselaj-DIFERENCA

Blertë Tmava Veselaj-DIFERENCA

U mundova të jem një vijë e hollë
Që ndan të mirën nga e keqja
Një presje që bën diferencën
Një lot që lind nga gëzimi.

U mundova edhe atëherë
Kur gërryeja jetën me thonj
Kur fryma pakësohej
Dhe pullazi më binte mbi kokë.

U mundova edhe kur pikturoja hije
Sepse e tillë më dukej vetja
Kur kapja të padukshmen me duar
Dhe shihja të zezën në çdo pikë.

A ja dola?
Nuk e di.
Ndoshta mbeta veç një vijë,
Ndoshta një shtizë.
Diferenca vjen nga ti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT