Thursday, March 5, 2026
BallinaVitrina e libritBlertë Tmava Veselaj-PASQYRË

Blertë Tmava Veselaj-PASQYRË

Gjëja më e vërtetë në jetë është pasqyra
Prandaj e urreni
Ajo nuk të do
Nuk të mbron
Nuk të fal.

Ajo nuk njeh justifikime
Nuk pranon maska si fytyrë
Nuk i beson buzëqeshjes kur sytë mbyllen.

Të jesh pasqyrë është e rëndë
Sidomos përballë atyre
Që tremben nga vetja.

Dhe unë,
Pasqyrë u bëra
Mos më fajëso për thyerjen.

Unë s’të plagos
Unë vetëm të kthejatë që je
Nëse dhemb
Nuk jam unë dhimbja.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT