Tuesday, October 14, 2025
BallinaSport‘Blick’: Albian Hajdari i bashkohet Kosovës

‘Blick’: Albian Hajdari i bashkohet Kosovës

Qendërmbrojtësi kosovar Albian Hajdari raportohet se do t’i bashkohet Kosovës.

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit, ka vendosur t’i bashkohet kombëtares dardane, duke ndjekur rrugën e Leon Avdullahut.

“Blick”, raporton se 22-vjeçari e ka refuzuar ftesën e Zvicrës dhe tani është gati të vesh fanellën dardane.

“Pas largimit të Eman Kospos dhe Leon Avdullahut, një tjetër talent zviceran po e ndryshon kombëtaren. Pavarësisht disa thirrjeve të kombëtareve, Albian Hajdari e ka zgjedhur Kosovën,” njofton “Blick”.

Hajdari nuk pranoi ftesën e Zvicrës në shtator, pasi donte të përshtatej te Hoffenheim, por tani është i gatshëm të luajë në kualifikueset e Kupës së Botës për Kosovën.

Sipas ‘Blick’, vendimi i Hajdarit është personal, ndërsa Federata e Zvicrës e konsideron të dhimbshme refuzimin e tij, pasi ai ishte ftuar disa herë nga trajneri Murat Yakini.

Hajdari siç raportohet, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit ku Kosova do të përballet me Slloveninë dhe Suedinë./Rtk/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT