Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritBona Shehu-Unë, gruaja e dritës"

Bona Shehu-Unë, gruaja e dritës”

Unë jam ajo që ringrihem nga hiri,
si zjarri që s’fiket nga erërat e trishtimit.
Në shpirt mbaj rrufe, por buzëqesh me diellin,
se zemra ime di si të lulëzojë në shi.

Kam qarë me hënë, kam folur me yje,
ata e dinë sa shumë mund të duaj.
Por edhe kur bota më harron në heshtje,
unë sërish shkëlqej, si dritë që s’shuhet kurrë.

Kam humbur, kam rënë, kam ngritur vetveten,
kam dashur deri në dhimbje,
kam falur deri në harresë.
Dhe sërish jam këtu — grua, shpirt, poezi.

Unë nuk pres duartrokitje,
pres vetëm një fjalë të sinqertë, një shpirt të pastër.
Sepse bukuria e vërtetë s’është në pasuri,
por në zemrën që s’mposhtet kurrë nga dhimbja.

Unë jam gruaja e dritës,
ajo që ecën me plagë e prapë ndriçon.
Se çdo plagë është një yll në lëkurë,
dhe çdo lot, një varg poezie në shpirt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT