Moderatoja e njohur shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë një qendër të vëmendjes.
Pothuajse dy vite nga mbarimi i Big Brother Vip 1, dhe historia e saj e dashurisë me aktorin Donald Veshaj, Bora përsëri komentohet për çdo fotografi e çdo projekt.
Së fundmi ajo për 1 milionë ndjekësit e saj ka ndarë disa fotografi, dhe të shumta ishin komentet pozitive që mori moderatorja, shkruan Arbresh.info
Në imazhet e fundit Bora shfaqet me një kurorë me lule, një fustan të verdhë, dhe shumë pak makijazh.
Së fundmi Bora është bërë imazh i Digitalb, kurse programin e dashurisë “Përputhen”, që ajo e moderonte ka mbyllur sezonin.




