Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-ATË MBRËMJE

Brixhilda Dede-ATË MBRËMJE

ATË MBRËMJE

Ishte një mbrëmje si gjithë të tjerat,
Mendimet e zhurmshme, thashë ti djeg,
Kërciste fjala si kripa zjarit.
U dogj e keqja, e mira mbet’.

Ylli i fundit ju shua natës.
Hëna shkau poshtë një tëpjetë.
Pylli i dendur u zhyt në heshtje,
Mendia zbrazur, shpirti shkrumbuar lehtë.

Një zë i njohur ish’ ai mesnatës së errët,
Më bëri një cigare të ndez.
Pavetëdijshëm të lëshoj hirin mbi gotë,
e helm të bëhet vera për dreq.


Një psherëtim si brengë më solli,
Ëndrën e fshehur thellë në gji.
Flaka etur digjte zemrën.
Në tastjerë brinjësh vallzohej melodi shpirti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT