Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede -BOTA ISHTE QETËSI

Brixhilda Dede -BOTA ISHTE QETËSI

Kur nata bie në stinë vjeshte,
malli pikë loti mbi gjethe pikon.
Ai tingull brenda meje përkundet,
në telat që akordon.

Ti nuk trokite derës sime.
Erdhe erë e marrë, suveri.
Rrëmbyer pranë ç’ farë gjete,
sjellë trëndafilë e hijeshi.

Heshtte gjuha, fliste shpirti.
Të dy vallëzonim si gjethe nëpër erë.
Udhëtimin e botës bënim në një ditë,
harruar veten ndonjëherë.

Kush tha se të vodha zemrën unë!
Kush tha, momenti s’ ish’ i duhur!
Në frymën tënde linda unë.
Brenda nesh zjarr i madh,..ndezur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT