Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-DASHURI

Brixhilda Dede-DASHURI

DASHURI

Zbulim ishte njohja jote,
Si yjet kur hënën panë.
Nata ardhur vizatuar,
sfonde ylberesh kahanë.


Qielli shfaqte shëmbëllimin e syve të tu, shkëndijëzuar.
Zemrës përcjellë nota pentagramësh të pashkruar.
Ndjerë magjinë e prekjeje, si shkundje.
Buzësh djegur, përvëluar,.

.
U zgjua, dashuria e ëndrave, u zgjua.
Mes një qielli blu të thelluar.
Frikëra, ndjesi të heshtura,
Kalvarë vjeshte ngarkuar.


Do të shuhet një ditë kjo vlagë,
Ashtu siç shuhen zjarre.
Hirin e ngrohtë do të flladitin errëra,
Mantel mbështjellë, kthyher si malle.


Dhembje thikash do të ndiej,
Një mijë herë do të vdes e do të ngjallem.
Dhe një mijë herë kur sytë të kem hapur.
Për ty moj, veç për ty, do të falem.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT