Monday, April 13, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-DASHURIA PËR JETËN

Brixhilda Dede-DASHURIA PËR JETËN

Vjen një moshë dhe ti nuk je më ajo që ishe dikur.
Trupi ndihet i lodhur, lëkura fillon e lëshohet , bërë më e butë.
Truri, jep sinjalin se nuk gjen vend bosh të përthithë programin e ditës. Zemra ndryshon ritmin,..Atëherë, fillon të kuptosh se jeta nuk është më ëndrra e bukur fëmijërore,..e pafundme.
Kupton se streset dhe hallet të kanë ngrënë gjysmat e viteve.
Kupton se, dhënë rëndësi punës për mbijetesë humbe njerëzit e dashur përreth . Humbe kohën dhe moshën më të bukur.

Aty ku arsyeja ulet këmbëkryq, ti fillon kujdesesh për veten. Bën gjëra të rëndësishme që më parë të janë dukur të pavlefshme. Organizon jetën në mënyrën më të mirë të mundshme, bërë ato që ke lënë pas dore dikur.

Kupton vlerën e kohës, fillon dashuri të reja, kultivon lule, mbjell kujtime, dëgjon muzikë klasike, diskuton me zë më të ulët.
Dhe nëse të ka mbetur ndonjë çmenduri pa bërë, asnjëherë nuk është vonë.
Bëje, për të kuptuar se ke jetuar!
Jetoje deri në fund!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT