Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-DRITË MBI ERËSIRËN

Brixhilda Dede-DRITË MBI ERËSIRËN

DRITË MBI ERËSIRËN

Mirazhi i natës së djeshme mes shira dhimbje u shfaq me kalorësit e Apokalpsit kaltëruar.
Në një atmosferë ku bota njerëzore ngjante copë akulli tre pash tokës rrënjëzuar.
Nën verbinë e të verbërve fate popujsh shkruar.


Një zë i fuqishëm atdhedashurie,
Nga një ëndërr e keqe më zgjon,
Zeri i së pavdekshmes të vlerave njerëzore, zëri i artit, i mençurisë e fisnikërisë, hedhur ngjyra mbi segmente të thata toke,..


Një zë bulkthi më thërret, si notalgji i së shkuarës.
Një zë fisnik, plot dashuri e arsyetim më fton tryezës së shtruar të shkoj.
Në një shoqëri të sinqertë ku ledhatohet loti e buzëqeshja mbetet gjallë.
Vallzoj, me shenjtorët e shenjtë që bëjnë kohën art.
Kokës veshur kapelen gjashtë cepëshe të Davidit,
Mbajtur duarsh botën shpirtërore dhe vërtetësinë, Kalëroj,..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT