EMIGRANT
Borën e përqafoi fëmijë,
Ishte disa muajshe kur gjyshja e nxirrte zhveshur duke e lënë nga pak ç’ do ditë mbi borë.
Nëna, shqetësohej mos ftohej e sëmurej.
E kundërta ndodhi, fitovi imunitet.
Ishte rritur pak, shkonte në klasën e parë fillore. Vishej më hollë nga të gjithë fëmijët.Shallin e dorashkat nuk i mbante dot, i rrëndonin mbi trup. Asnjë grip nuk e mposhtte..( trembet prej teje e largohet, i thoshte babai)
Shpesh, pëshpëriste me vete,
Ah, moj gjyshe ç’ më bëre,
Jam e vetmja në klasë pa asnjë mungesë në regjistër.
Elkithra dhe skitë ndërtuar me mjeshtëri e dashuri nga dora e babait ishin dhurata më e bukur e fëmijërisë.
Në qytetin e saj binte borë, vetëm borë. Rrugët e tatëpjeta ktheheshin në lojëra argëtimi.
Faqet ju skuqnin si molla. Luanin me orë të tëra, qeshnin me të madhe.
Bora ju hynte ngado, në xhepa, në këpucë.Vraponin e pinin me shije ujë mali të ftohtë, vërshuar pa rrjeshtur nga një grykë alumini.( Çezma e Papallambros quhej)
Shkundeshin mirë para se të hynim në shtëpitë një katëshe ku buçiste zaireja, biseda e zjarri.
Lanin duart, ndëronin rrobat, hanin me shijë byrekët e pjekur në saç, mollët e pjekura në furrën e sobës apo ndonjë trant të ëmbël, të thartë apo petka të hapura nga duart e nënës.
Mangalli prej bakri mbushej me prush, mëngjezit herët udhëtonte dyqaneve të mishit e bulmetit.
Të ëmbla, vitet fëmijnore.
Ishte ritur, martuar. Jetonte larg, në emigrim.
Ndryshimi i klimës, thatësia ngjante si të kishte ndrydhur zemrat.
Pas vitesh ra bora e parë shtruar për së mbari.
Banorët e atyshëm të pa praktikuar nga ky fenomen natyror.
Në qytetin e saj, hidhnim kripë apo hi për të shkrirë bora e mos shkarë.
Ndërsa këtu vërshonin llastikat me ujë për të larguar borën prej shtëpive apo dyqaneve.
Atë ditë u çua herët në mëngjes për të bërë pazarin. Më pas do të shkonte në punë.
Në të dyja duart mbante nga katër çanta me ushqime dhe nxitonte për të arritur në orë.
Një zonje me llastikën në dorë kishte bërë që asfalti të krijonte një cipë të hollë të padukshme e tepër të rrezikshme, i bëri me shenjë të kalonte aty e jo mes borës.
Kaluan gjashtë vetë në rradhë e të gjashtë u shoqëruam me abulancë për thyerje kocke.
Lotët shkonin breshër.
Jo, nuk kishte dhimbje.
Dhimja e saj ishin fëmijët dhe detyrimet.
Nga do dilnin pagaset mujore?!
Kush do të ti përgjigjej?!
Pa një pa dy, kishte arritur në punë. Filloi të punonte me njërën dorë.
Punonte pa ndërprerje punë, shtëpi pa pasur asnjë ndihmë.
Por, dora nga një muaj në allçi shkoi në tre muaj pasi nuk ngjitej prej lëvizjeve.
Nuk arriti të buzëqeshje me heqjen e gazave.
Një dhimbje e fortë i kapi krahun tjetër të tejlodhur nga peshat. Drejtuar tek mjeku atë mbrëmje të ftohtë me lotët në sy. Kishte bërë kortizon në shpatull e marrë recetën me hapje e ushtrime gjimnastikore.
Shpejt kishte erdhur në vete e kërkuar lejë prej punës, për të shoqëruar një miken e saj në spital pas një operacioni, ku qëndroi për dy javë fjetur në karige netëve.
Gjatë dy javëve ishte bërë e njohur dhe e dashur në gjithë spitalin si të ishte Sarah Gray në Royal Adelaide( modele dhe mjekja më e dashur në botë)
Kështu i lindi dëshira për të punuar në spital megjithëse nuk kishte diplomë për apoklistiki( shoqëruese e të sëmurëve)
Kishin kaluar pesë vjet shkëlqente në profesionin e mësuar praktikisht.
Kërkesat rriteshin ç’ do ditë.
Arriti të bëja një emër. Punuar natë e ditë, ushqimin e merte aty.
Kishte harruar familjen.
Kishte harruar se në spital paskësh dhe personel tjetër, kohë të pa punë.
Kështu, një ditë u ndesh e kallzuar për ushtrim profesioni pa diplome.
Kjo e detyroi të largohej prej atij profesioni që aq shumë e dashroi. Ditët në vijim dha intervistë për shkollën në të cilën kisha studiuar në Shqipëri.
Nuk kishte djeni se njihej diploma dhe kishte të njëjtat vlera si në vëndin e saj.Vende pune kishte, por ishte me vonesë. Për këtë profil kërkohej mosha 35 vjeçe, kufiri.
Fati qeshte me të.
Diploma kishte mbetur vetëm për në kornizë, ashtu siç i thoshin disa miq.
Tashmë, me dashje apo jo i ishte përkushtuar një drejtimi tjetër.
Kishte dhënë disa provime për të ushtruar të drejtën e punësimit tek të sëmurët me probleme mendore.
Ç’ do ditë e ç’ do ditë, një përpjekje për të filluar nga e para,..
Këtu, bora nuk e deshi, por as dielli nuk e ngrohte njëlloj.
Miket e saj të afërta ishin bërë lodhja, ankthi, pagjumësia.
Një mall si pushtim shpirti e detyroi të binte në dashuri me detin e të shihte përtej tij.
Një mall e beri të flasë me vete netve me yje e tu përcjellë të afërmve ç’ ka ndiente zemra.
Sot, jam një det.
Një yll pa identitet, proerizmo.
Akoma beson në një ëndërr të vjetër,
Lënë gjurmët vjeshtës së dytë.
