Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-ËSHTË KAQ E THJESHTË

Brixhilda Dede-ËSHTË KAQ E THJESHTË

Vjen një moment kur liria jote ndihet e cënuar
Sepse je zvogëluar aq sa të tjerët nuk të shohin e të shkelin me këmbë.
Sepse idetë e tua nuk i shërbejnë më dikujt.
Sepse askush nuk mund të mbajë egoizmin, pasigurinë dhe indiferentizmin tënd shpatullash.

Sepse tashmë je në gjendje të kuptosh ç’ farë meriton
Dhe heshtja e tjetrit me një qelq të thyer të ngjan.
Ku ti përpiqesh të mbledhësh copat e humbura.
Por asgjë nuk do të jetë si më parë.

Përpiqu të ndryshosh stinë në sjelljen tënde.
Se dhe vjeshta rrëzon gjethe e bie në gjumë
Por kur klorofilin nis e merr kudo shihet ky ndryshim.
Shtrihet një atmosferë në lulëzim!
Para një sy qielli të hapur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT