Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-Fragment i shkëputur romani nga "Jashtë bie shi"

Brixhilda Dede-Fragment i shkëputur romani nga “Jashtë bie shi”

Teksa mbante mbyllur çadrën, breshëri e godiste me forcë mbi flokët e lagur që, rrëmujshëm i shpaloseshin shpatullave, mermer të bardhë.
Kishte arritur afër pragut të shtëpisë, me ca sy të zinj të hutuar.
Hapat dhe zërat tashmë ngjanin të largët.
Uturima e erës fshiu dhe imazhin e tij të fundit .
Kishte kaq të domosdoshme, një banjë të ngrohtë.
Qirinjtë e ndezur me aromë vanilje, melodia e Maria Danjes The Gypsy Queen
i hoqën, pothuaj gjithë dëshpërimin e ditës.
Trëndafili ngjyrë vjollcë në vazon me ujë, në nocionet e një qielli buzëmbrëmjeje, i qetësoi shpirtin e copëtuar.
Një rozë e errët, ngatërruar me një dritë vezulluese të artë, shtrihej ëmbëlsisht mbi kanatat e dritares së saj në formë të rrumbullakët ku,
lulet e mollës, trokisnin me forcë, sikur donin ti tërhiqnin vëmendjen.
Vreshtat disa cent më tej i kujtuan një shprehje të dikurshme;
Ti, je vera më e ëmbël,
prodhuar në vreshtat e Krishtit!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT