Fragmet nga romani “FENIKS”.
Betohem sa të jem në jetë të të bëj të lumtur.
Ajo fytyrë e brengosur, ai shpirt i vrarë që pashë dije, të mbetet kujtim i tretur si dallgët kur shkumbojnë me forcë në bregdet e fshihen poreve të rërës së nxehtë.
Ndarjen tonë e kisha marë vendim, megjithëse dashuria akoma më vlonte në zemër.
Gjithçka ndryshoi formë e përmasa parë pamjen tënde, hëngra veten me dhëmbë duke thënë përse?!
Shpëto me sa mundesh njeriun që do nga rreziku i kanosur.
Çmendem lumturie kur ti qesh, gjallërohesh, je vetvetja.
Zoti të pasuroftë shpirtin me dritë e të ushqeftë ditët me melhem dashurie.
Kur gjërat nisen për mirë e nuk bëhen me paramendim, janë hyjnore.
Të them të drejtën kërkova, gërmova deri në fund të arkës së Noas dhe në fund kuptova se dashurinë e kisha kaq pranë e nuk e shihja.
Ti, e vetmja dashuri, ëngjëlli im mbrojtës.
=Le të bien të gjitha rrufetë e Zeusit mbi mua.
Dhe ferrin e Dantes në rathin e 6 e duroj.
Kërkoj e vetëm kërkoj ty të të dua.
Veç mazës mish e kocka dhe shpirtin e përvojtur po të dhuroj.
Meri e bëji ç’ ka zemra të dojë.
Prej kohësh shihja në gri, tani shikimi im po vjen plotësisht.
=Ti mi kishe sjellë prej kohësh ngjyrat e dashur.
