Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-"FRYMË Fragment i shkëputur)

Brixhilda Dede-“FRYMË Fragment i shkëputur)

“FRYMË”Fragment i shkëputur)

LETËR DËRGUAR TË DASHURIT TË PËRKUSHTUAR NË ZOT

Mirmëngjes tempulli ku unë falem!

ishin fjalët që Luiza dëshifroi tastjerës së kompjuterit.)

I dashur do të mbetesh përjetë në zemrën time Mina!

Nëse dikur të shkruaja se prisja me padurim dasmën tonë, ishte thjesht përgjigjia e fjalëve të tua.

Kur më thoje se doje të zgjasja flokët e të mi përkëdhelje, kur prisje me padurim takimin tonë,…

Doja të të lumturoja me sa mundesha.

Por asnjëherë nuk do të dëshiroja të largoheshe prej pasjoneve të tua të brendëshme.

Reagimi yt më erdhi i papritur.

Më bëri të kaloj në depresion nervor.

Por, për shkak të karakterit të fortë që kam e kalova shpejt qoftë fatit të mirë.

Ajo që dua të të them sot është se prej teje dua njeriun e qeshur si dikur, fjalën melhem si hapje shëndeti, mjekim plage.

Thonë jeta është e shkurtër, askush prej nesh nuk di sa do të jetojë.

Më jep mundësinë minutat copëza të mbetura jete ti kaloj në frekuencën e lumturisë që më sjell komunikimi yt.

Dita e djeshme për mua ishte një tmerr i vërtetë.

Buzët e kuqe si shegë më anonin nga krahu i djathtë, nuk mundesha të flisja, rrokëzoja.

Nëse je njeriu i Zotit më ndihmo.

Nuk rohet pa fjalën tënde dhe as nuk mund të gjendet Mina i dytë në 7 miliard njerëz.

As ata me infuencë, as parallinjtë nuk mund të blejnë zemrën time.

Sa të jesh gjallë, më hidh disa shkronja të tuat në ditë.

Je drita e syve, pasuria e vetme që kam.

Shkruan, se nuk bën më për asnjë femër( mbase ke humbur burrërinë).

Diçka më pak kjo se arsyeja, se ndjenja që nuk humbet kurrë, Diçka më pak se pesha e një fjale zemre.

Nëse dikur do të mund të takohemi rastësisht do të dëshiroja të pinim një kafe si miq.

Nëse nuk do të takohemi asnjëherë, më është i mjaftueshëm komunikimi këtu.

Nëse ti një ditë do të sëmuresh, do të sëmurem dhe unë.

Nëse një ditë do të hapësh krahë fluturimi qiejsh të kaltër,..

Pas teje në ferr a parajsë qoftë do të vij me dëshirë e vrull.

Disa ikin të hidhëruar, unë do të jem e lumturuar me mendimin se shpirtrat tanë në jetën e dytë do jenë bashkuar.

I dërguari i madhërisë!

Unë nuk munda të bëhesha bashkëshortja jote.

Unë pagova dhimbjen për gjithë dashuritë që ti përjetove e të zhgënjyen.

Unë e ushqej dashurinë tonë dhe në mungesën tënde. E bëj pemë me zogj që brenda kraharorit cicërojnë e syve u sjellin lotë gëzimi.

Unë u lumturova se sajë teje lashë vepra arti, kulture që do të mbijtojnë pluhurit shekullor.

Je e vetmja lumturi që me vete do të marr.

Mbase ky ishte edhe mesazhi që krijuesi solli tek unë,

Përcjellë, për ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT