Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-I PANJOHURI

Brixhilda Dede-I PANJOHURI

I PANJOHURI

Befas u ndodha në një park.
Ashtu e lagur, e vetmuar.
Si zogu dridhej në degë të zhveshur.
Dhe shpirti im i ligështuar.


Dimër, në shpirt, dimër në stinë.
Vështirë ta kapërxesh këtë prag.
Teksa lotët rrjedhin lumenj,
mbytur heshtjen e pafaj.


Një vërshëllimë a zë bilbili.
Më bën të ndalem e të shtang.
Sytë të kaltër, tërheqës ishin.
Ngjarë me qellin e pafaj.


Një çadër më la në dorë dhe iku,
Teksa shiu rridhte litarë.
Makthi më shtrëngoi zemrën,
Si ketri degës, pas erës së marrë.


Teksa ri e sjell ndermend,
Të ish njeri,..a perëndi!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT